Barça studion emrat për sulmin në Janar

E publikuar: 28/10/2015 13:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me afrimin e merkatos dimërore Barcelona duhet të shqyrtojë strategjitë e saj për të përforcuar apo jo grupin, sidomos repartin e avancuar. Deri më tani asgjë nuk është konkrete, por dihet se klubit i duhet të marrë vendime të rëndësishme. Prioritet për trajnerin Luis Enrike është 29 vjecari Nolito, por bordi drejtues nuk është shprehur qartë nëse do të jenë të gatshëm të hyjnë në një merkato që për të parashikohet paska e komplikuar. Bilanci flet kundër afrimeve, duke qënë se paraqet një buxhet minimal ndaj drejtuesit sportiv duke mos mohuar cilësitë e Nolitos do të preferonin ose një veteran, kartoni i të cilit të konsiderohej i lirë, ose një lojtar të ri me potencial e ardhmja e të cilit premton dhe projekton sukses. Gjithsesi, deri më tani në kampin e blaugranave janë lakuar tre opsione.

I pari Nolito, që është preferencë e Luis Enriques dhe që paraqet një formë të shkëlqyer, por 18 milionë eirot e kartonit të tij konsiderohen nga drejtusit e Barcelonës një shpenzim i tepërt për një lojtar mosha e të cilit, nuk është dhe aq e re. Alternativa përballë Nolitos do të ishte ajo e 32 vjecarit Van Persie kartoni i të cilit tek Fenerbahce vlerësohet jo më shumë se 3.5 milionë eruro dhe që me përfundmin e kontratës aktuale mund të transferohej me kosto zero tek Barcelona. Një tjetër emër që shihet si një opsion është edhe ai 26 vjecarit Carlos Vela largimi i të cilit nga Real Sociedad nuk përjashtohet. Rruga e tretë për Barcelonën mund të jetë edhe ajo e 20 vjecarit të Ajaxit El Ghazi, që konsiderohet si një nga yjet e Eredivisies dhe që ka tërhequr edhe vemendjen e trajnerit Kloop e klubit të Liverpoolit. Vendimi nëse Barcelona do të shkojë me një emër konkret në merkaton e Janarit mes Nolitos, një veterani pa kosto apo një të riu premtues pritet të merret brenda muajit Nëntor.