Barça shtron ofertë 160 milionëshe për Dybalan

E publikuar: 31/08/2017 09:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas një raporti nga ‘Corriere dello Sport’, Juventusi ka refuzuar një ofertë prej 160 milionë euro nga Barcelona për superyllin Paulo Dybala.

Sot (e enjte) është afati i fundit kalimtar dhe “Blaugranët” ende nuk kanë gjetur zëvendësuesin adekuat të Neymarit pas transferimit për 222 milionë euro te Paris Saint Germaini, transmeton portali arbresh.info.

Liverpooli është duke qëndruar ende pas Philippe Coutinhos dhe Juventusi është duke bërë të njëjtën gjë për Dybalan.

Disa gazeta spanjolle kanë sugjeruar që gjatë 24 orëve të fundit “La Joya” ishte shënjestër e një oferte.

Gazeta e lartpërmendur italiane thekson që një ofertë prej 160 milionë euro është shtruar, megjithëse burime të tjera përmendin tarifën prej 115 milionë euro, plus 45 milionë bonuse.

Dybala ka kontribuuar me 19 gola dhe nëntë asistime në 48 ndeshjet kompetitive të Juventusit gjatë sezonit 2016/17./