Barca refuzon 20 milionë euro për Rafinhan

E publikuar: 16/01/2018 14:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona ka refuzuar 20 milionë euro nga Interi për Rafinhan, por dyja klubet janë të bindura se mund të arrijnë marrëveshjen deri në fund të muajit.

Një raport në Marca shkruan se braziliani do t’i bashkohet gjigantëve nga Milano këtë muaj.

Është spekuluar për një marrëveshje në formë huazimi me opsiont ë vlerjes komplete, por për momentin nuk ka ndonjë konkretizim.

El Mundo Deportivo inssitoi javën e kaluar se mesfushori me shumë gjasë mund të përfundojë te Interi, që kanë larguar interesimin nga Deulofeu.

Rafinha është rikuperuar nga një lëndim serioz dhe vështirë se mund të gjejë minutazh në Camp Nou.

Talenti brazilian llogaritej e ardhmja e Barçës, por lëndimet e kanë ndaluar!

Mesfushori i shumëanshëm bëhet 25 vjeç, kurse vëllai i tij Thiago është startues te Bayerni.

Interi po kërkon përforcime për të përfunduar pozitivisht pjesën e dytë të sezonit dhe të rikthehet në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/