Barça-Rayo, formacionet e mundshme

E publikuar: 08/03/2015 11:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E diela futbollistike në Europë do të nisë në orën 12:00 në “Camp Nou” me takimin Barcelona –Rayo Vallecano, me ekipin e Luis Enriques që ka shansin e artë për t’u rikthyer në kryesimin e Primera Division për herë të parë pas plot katër muajsh.

Barazimi me Villarreal dhe humbja e djeshme me AthleticBilbao mund të bëjë që RealMadrid të zbresë në vend të dytë, gjithmonë nëse Blaugranat fitojnë ndaj Rayo Vallecanos.

Luis Enrique nuk do të ketë të gatshëm për këtë ndeshje mesfushorin Sergio Busquets dhe sulmuesin Neymar.