Barca po përgatit ofertë për Sanchon, në rast se dështon Neymari

E publikuar: 30/06/2019 08:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona thuhet se po e shikon mundësinë e transferimit të Jadon Sanchos nga Borussia Dortmundi, në rast se dështon ta rikthejë Neymarin nga Paris Saint-Germaini.

Sipas Sport, Blaugranët po tentojnë ta ritransferojnë yllin brazilian, mirëpo po hasin në shumë vështirësi nga kampioni i Ligue 1.

Klubi parisien po refuzon ta shesë 27-vjeçarin, derisa vlera e tij aktuale në treg konsiderohet të jetë rreth 195 milionë euro.

Jadon Sancho (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Por, siç raporton e përditshmja spanjolle, katalunasit janë duke e shikuar mundësinë e transferimit të talentit anglez, nëse dështojnë në transferimin e brazilianit.

Jadon Sancho ka ngjallur interesimin e shumë klubeve evropiane, mirëpo gjermanët do ta lejojnë largimin e tij vetëm në vlerën e 200 milionë eurove.

19-vjeçari shihet si njëri ndër talentët më premtues në botën e futbollit, andaj Barcelona po mundohet të bëjë çmos në marrjen e shërbimeve të tij. /Telegrafi/