Barça fiton ndaj Leganes, ruan diferencën me Atleticon

E publikuar: 20/01/2019 22:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona vazhdoi me fitore në La Liga, këtë herë ndaj Leganes me rezultat 3-1.

Edhe pse ishte një fitore minimale, vendasit ishin dukshëm më të mirë në këtë ndeshje.

Barcelona tentoi më shumë në pjesën e parë, por golin e arriti vetëm në minutën e 32-të nga Ousmane Dembele dhe me rezultatin 1-0 përfunduan 45 minuat e parë.

Në pjesën e dytë mysafirët barazuan rezultatin me anë të Youssef En Nesyri në minutën e 57-të.

Gol i epërsisë për Barçën erdhi nga Luis Saurez në minutën e 71-të, ndërsa vlen të theksohet se uruguaiani lëshoi një tjetër rast të mirë për gol tetë minuta më vonë. Në kohën shtesë shënoi edhe Lionel Messi për rezultatin përfundimtar 3-1.

Luis Suarez duke festuar golin e tij ndaj Leganes me Jordi Alban (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore Barcelona vazhdon në pozitën e parë me 46 pikë, ndërsa Leganes në vendin e 14 me 22 pikë.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës katalunase është kundër Gironas, kurse Leganes luan ndaj Eibarit. /Telegrafi/