Barça e pamposhtur, fiton ndaj Getafes dhe vazhdon në pozitën e parë (Video)

E publikuar: 16/09/2017 18:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona nuk ka gabuar ndaj Getafes, por me shumë vështirësi arriti të fitojë me rezultatin 1-2.

Vendasit befasuan me lojën e mirë, por në fund katalunasit pas një presioni të madh fituan.

Dembele u lëndua dhe u detyrua kështu të lë fushën para kohe. Foto: Getty

Goli i parë në takim erdhi nga Gaku Shibasaki në minutën e 39-të dhe me rezultatin 1-0 përfundoi pjesa e parë.

Rezultati u barazua nga Denis Suarez në minutën e 62-të pas asistimit të Sergi Robertos.

Goli i fitores u shënua nga Paulinho në minutën e 84, braziliani shënoi gol të bukur pas asistimit nga Lionel Messi.

Pas kësaj fitore Barcelona vazhdon në pozitën e parë me 12 pikë nga katër ndeshje, kurse Getafe në vendin e 11 me katër pikë.

Ndeshja e ardhshme e Barçës është ndaj Eibarit, kurse Getafe udhëton në Celta. /Telegrafi/