Barça dhe Juve me fitore në Grupin D (Video)

E publikuar: 18/10/2017 22:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona ka fituar ndaj Olympiakosit me rezultat 3-1 në Ligën e Kampionëve.

Vendasit ishin dukshëm më të mirë dhe kjo ishte një fitore e lehtë.

Getty Images

Epërsia erdhi pas autogolit nga Dimitrios Nikolaou në minutën e 18-të dhe me rezultat 1-0 përfundoi pjesa e parë.

Vlen të theksohet se në minutën e 42-të Gerard Pique u përjashtua nga loja pas dy kartonëve të verdhë.

Në minutën e 61-të Lionel Messi shënoi nga gjuajta e lirë për golin e 100-të në Ligën e Kampionëve.

Getty Images

Pas tre minutash argjentinasi asistoi te Lucas Dinge, ndërsa golin e nderit për mysafirët e shënoi Nikolaous.

Pas kësaj fitore Barcelona vazhdon e para në Grupin D me nëntë pikë, e ndjekur nga Juve me gjashtë pikë. Sportingu ka tre pikë , kurse grekët asnjë.

Juventus 2-1 Sporting

Zonja e Vjetët vazhdoi me fitore në garën më të madhe evropiane për klube.

Juventusi fitoi ndaj Sportingut të Lisbonës me rezultat 2-1, duke dominuar gjatë gjithë takimit.

Getty Images

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët, kjo pasi Alex Sandroi shënoi autogol në minutën e 12-të.

Miralem Pjanic barazoi rezultatin në minutën 29-të nga gjuajta e lirë.

Kurse goli i fitores për italianët erdhi nga Mario Mandzukic në minutën e 84. /Telegrafi/