Barça barazon rekordin historik të Real Sociedadit pa humbje në La Liga, synohet thyerja e tij ndaj Valencias

E publikuar: 08/04/2018 06:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona ka fituar në shtëpi ndaj Leganes me rezultat 3-1 në takimin e vlefshëm për javën e 31- të La Ligas.  

Me triumfin ndaj Leganes, Barcelona ka barazuar njërin nga rekordet më jetëgjata dhe të komplikuara në ligën spanjolle.

Blaugranët tani kanë arritur në kuotën e 38 ndeshjeve radhazi pa humbje në La Liga, duke arritur rekordin e Real Sociedadit.

Klubi bask këtë rekord e kishte arritur mes sezoneve 1978-79 dhe atij 79-80 dhe ka afër 40 vite pa u thyer.

Megjithatë, ky rekord tani është arritur nga Barcelona, e cila në sezonin e kaluar kishte shtatë ndeshje pa humbje nën drejtimin e Luis Enriquez dhe 31 tjera nën Ernesto Valverden .

I vetmi futbollistë i cili i ka zhvilluar të gjitha këto 38 ndeshje për gjigantin katalunas është portieri gjerman, Marc-Andre Ter Stegen, i cili llogaritet edhe njëri nga më meritorët.

Në këto 38 ndeshje pa humbje, Barcelona ka arritur 30 fitore dhe 8 barazime, ndërsa Socieadi ka statistika më të dobëta me 22 fitore dhe 16 barazimeve.

Barcelona ka mundësi të arrijë në 39 ndeshje pa humbje, pasi e pret në shtëpi Valencian dhe pas kësaj ndeshje mund të vendos një rekord të ri për tu thyer në La Liga. /Telegrafi/