Barazim spektakolar 3-3 mes Marseille e Monacos

E publikuar: 30/11/2015 00:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Festival golash në Velodrome. Sfida që mbylli javën e 15-të të kampionatit francez mes Marseille-s dhe Monacos përfundoi në barazim 3-3 me dy skuadrat që morën në fund nga një pikë edhe pse e kërkuan me cdo kusht fitoren. Serinë e golave e hapi Alesandrini në minutën e 12-të, gjithsesi reagimi i skuadrës së Leonardo Jardim nuk mungoi me Monacon që realizoi dy herë në pjesën e parë me mbrojtësin Toure duke marrë avantazhin. Fraksioni i dytë nisi me gol për Marseillen që barazoi shifrat me Batshuayi-n, por në minutën e 72 formacioni nga Motecarlo kaloi sërish përpara. Fabio Coentrao i shërbyer saktë nga Elderson mposhti për herë të tretë në këtë sfidë kapitenin e Marseille, Steve Mandanda. Për ti dhënë një pikë skuadrës së drejtuar nga trajneri Michel mendoi N’Koudou që në minutën e 82-të fiksoi rezultatin përfundimtar të këtij takimi në 3-3. Një barazim ky që kënaqi më shumë Monacon pasi Marseille edhe pas javës së 15-të vazhdon të notojë në ujëra të turbullta./ss/