Banorët shikonin nga dritarja, se si dy kangurë rriheshin në oborrin e tyre (Video)

E publikuar: 28/01/2019 13:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Charlie Riebolge dhe familjarët e tij, mbetën të habitur, kur dy kangurë hynë në oborrin e shtëpisë së tyre në Mannum të Australisë dhe nisën të rriheshin.

Në rehatinë e plotë të dhomës së ditës, ata shikon nga dritarja skenën e pazakontë, që nuk shihet në ndonjë hapësirë urbane, transmeton Telegrafi.

“Ngjarja më australiane që mund të ndodhë, dy kafshë të egra që matin forcat para banorëve të qytetit” ka shkruar Riebolge.

Ekspertët e kafshëve janë shprehur të habitur, si si rivalët u gjenden së bashku dhe nisën të përleshen, në një ambient larg vendbanimit të tyre. /Telegrafi/