Banorët e Vitisë të shqetësuar rreth kyçjes në autostradë

E publikuar: 25/10/2016 00:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sali Salihu nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se Komuna e Vitisë, është lënë anash në trajtimin e disa çështjeve.

Këto deklarime Salihu i dha në emisionin Ora e Fundit, duke shtuar se banorët e Vitisë, çdo herë përballen me probleme të komunikacionit pasi ata duhet të udhëtojnë së pari në drejtim të Shkupit, për t’u kyçur në drejtim të Prishtinës, njofton Klan Kosova.

‘’Komuna e Vitisë, është lënë anash. Ata duhet të udhëtojnë për 5 km në drejtim të Shkupit për t’u kyqur në fshatin Doganaj e për t’u rikthyer më pas në komunën e Prishtinës.’’

‘’Komuna e Vitisë ka pësuar edhe më herët nga disa çështje të tjera për nga ana e tregëtisë, derisa ka pësuar edhe dëmtime ekonomike të rënda.’’

‘’Mundësitë janë, plani ekziston por nuk e dijmë cka ka ndodhë.’’

‘’Në bazë të planifikimeve sic kemi llogaritë më shumë se 250 mijë euro nuk bëhët ky projekt për t’u përfunduar.’’

‘’Kryetari fillimisht nuk e ka ngrit këtë cështje. Ndoshta nuk ka dasht të prish raportet.’’

‘’Ne kemi mbajt një takim të përbashkët, me të gjithë për të ngritur këtë çështje për ta trajtuar.’’

‘’Sot ka qenë mbledhja e komunitetit, kemi arritë në një marrëveshje që do të shohim si do të pritet në kuvendin komunal të Vitisë.’’

‘’Është në interes të zhvillimit ekonomik të këtij vendi dhe është dicka pozitive edhe për qytetarët.’’

‘’Unë kam kërkuar mbështetje nga të gjithë akterët të mundshëm në nivel qendror, sepse kjo përgjegjësi ndikon në zhvillimin ekonomik të Anamoravës.’’