Banorët e Harilaqit kundër vendimit të Haradinajt që aty të deponohen materiale të rrezikshme

E publikuar: 16/10/2018 22:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Banorët e fshatit Harilaq të Fushë Kosovës po e kundërshtojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës që në këtë fshat të bëhet deponimi i materialeve të rrëzikshme.

Për këtë vendim ka reaguar përmes profilit të tij në Facebook, edhe aktori i njohur, Shkumbin Sopjani, banor i këtij fshati, transmeton infosot.com.

Postimi i plotë Sopjanit

Vendimi i Qeverisë së Kosovës e më nënshkrim të kryeministrit për magazinimin e materialeve të rrezikshme në fashatin Harilaq është i papranushëm dhe unë si banor i këtij fshati do kundërshtoj këtë vendim dhe deshiroj ta informoj kryeministrin se në këtë fasht gjendet një kala historike.

Po në këtë fshat gjendet gërmadha të paraardhësve tonë.

Në vend që ju të alokoni fonde e të zbardhet historia e lashtë e popullit tonë, ju nënshkruani me vetë-deshirë që të i mbuloni këto gërmadha historike, andaj z.kryeministër ju kisha lut lexoni pak për këtë fshat para se të nënshkruani këso vendime.

Me respekt Shkumbin Sopjani

No automatic alt text available.