Banorët e Hades Protestojnë Para Qeverisë

E publikuar: 26/04/2018 09:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në shenjë pakënaqësie ndaj vonesës në procesin e zhvendosjes, banorët e fshatit Hade do të protestojnë sot para Qeverisë së Kosovës.

Protestës do t’i bashkohet edhe Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ), që si organizatë ka mbështetur fuqishëm të drejtat e këtyre banorëve që u janë cenuar tash e sa vjet.

Protesta fillon në ora 11:00./kallxo.com/