Banorët e Buçes përvjelin krahët – Pastrojnë vetë rrugën

E publikuar: 08/04/2015 14:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bora që ka përfshirë rajonin tonë, në komunën e Dragashit ka arritur trashësinë deri në gjysmë metër, duke krijuar vështirësi në qarkullimin rrugor.

Disa meshkuj nga fshati Buçe janë detyruar që të dalin me lopata në duar për ta pastruar borën nga rruga kryesore e fshatit. Ata thonë se janë detyruar ta bëjnë këtë, pasi po mungon borëpastruesja e vërtetë.

“Në fshatin tonë nuk është hera e parë që ndërmarrim kësisoj aksionesh. E bëjmë këtë, sepse ata që pastrojnë me borëpastruese, kalojnë këtej sa për sy e faqe dhe nuk pastrojnë gjë”, i tha Radio Sharrit, Habip Berisha, njëri nga aksionistët.