Banorë nga tri shtete, panë topin e zjarrtë që ndriçoi qiellin në mes të natës (Video)

E publikuar: 26/11/2017 20:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Raportet nga Uellsi, Anglia dhe Franca thonë se banorët kanë parë një top gjigant zjarri, që e ndriçoi qiellin në mes të natës.

Megjithëse disa kanë dëgjuar edhe zhurmë, të tjerë thonë se momenti prej tre sekondave është kryer në qetësi të plotë, transmeton Telegrafi.

Ekspertët e kanë klasifikuar këtë fenomen si bolid – që është termi që përdoret për momentin kur meteori ndizet në atmosferë dhe krijon dritë më të fuqishme se Hëna.

“Lëvizte me shpejtësi prej 20 kilometrave në sekondë. Lëvizja e Qendrës Ndërkombëtare të Hapësirës është tetë kilometra në sekondë”, thuhet në një raport të studiuesve. /Telegrafi/