Bankat zhvatin qytetarët edhe përmes provizioneve

E publikuar: 27/03/2015 21:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pagesa për shërbimet bankare në Kosovë ka mbërri shkallën më të larttë të mundshme. Pagesat për sherbime bankare varësisht nga bankat, variojnë nga 0,50 cent deri në 3 euro, varësisht nga lloji i shërbimit.

Qytetarët të cilët kanë nevojë të bëjnë pagesa nëpërmjet bankave, ankohen se krahasuar me gjendjen ekonomike, këto çmime janë tejet të larta.

Çmimet e provizioneve nuk rregullohen me ligj në Kosovë. Janë vetë bankat ato që vendosin për provizionet.

Ketë e konfirmojnë edhe zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës.

“Në pajtim me politikat dhe rregullativën ekzistuese, BQK nuk vendos dhe nuk ndikon në vendosjen e çmimeve për sherbime bankare të bankave komerciale. Bankat kanë të drejtë të çmimvanies së produkteve dhe sherbimeve të tyne, dhe klienti asht ai që mundet me zgjedhë bankën për kryemjen e sherbimeve të tij.

BQK vepron në pajtim me parimet e ekonomisë së tregut të hapun me konkurrencë të lirë dhe nuk ndikon në profilizimin që bankat kanë për klientët e tyne”, thuhet në përgjigjen elektronike të Besnik Kadës, zyrtarë për Informim në BQK.

E duke e pas parasysh çmimet e larta të shërbimeve në bankat komerciale, qytetarët kanë filluar në masë ma të madhe me ju drejtuar insitutcioneve mikrofinanciare, si janë Monygram, Westerunion e të tjera që operojnë në vend.

Sipas tyre, këto mikrofinanca kanë shërbime ma të lira dhe kryerjen punë ma shpejt.

Ndërsa kordinatorja e Marketingut në MonyGram, Arbnora Gosalci, thotë se shërbimet e tyre janë ma të lira se në bankat financiare.

Pikërisht për provizionet e larta, kohë ma parë pati reaguar organizata joqeveritare Konsumatori.

Sipas kësaj organizate pozita e privilegjueme e Bankave Komerciale në Kosovë po shkon mbi kurrizin dhe të drejtën e konsumatorit.

Ankesat e konsumatorëve për çmimet e larat për shërbimet bankare, të Bankave Komerciale në Kosovë vazhdojnë me ju adresuar por për fat të keq në vesh të shurdhër, mbasi as Bankat, as BQK, as Asociacioni i Bankave, as Ministria e Financave, dhe as Inspeksionet e Institucioneve financiare dhe të Bankave, deri më sot nuk kanë marrë mundin me ju përgjigj ankesave të qytetarëve./rokum.tv/