Bankat në Kosovë të gatshme për dhënien e kredive

30.05.2020 15:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Bankat në Kosovë të gatshme për dhënien e kredive

Rimëkëmbja e bizneseve të cilat kanë pësuar humbje nga masat emergjente të qeverisë në detyrë të Kosovës për parandalimin e pandemisë së shkaktuar nga coronavirusi, mund të realizohet përmes kredive bankare, thonë përfaqësues të komunitetit të biznesit.

Kosova kishte vendosur masat për frenimin e COVID-19 më 13 mars, kur edhe u shënuan rastet e para me këtë virus në vend.

Deri më 4 maj, kur ka filluar faza e parë e masave lehtësuese dhe më pas 18 maj faza e dytë, sipas organizatave ekonomike, bizneset kanë pësuar humbje të mëdha pasi shumica e bizneseve ose kanë qenë të mbyllura ose kanë zhvilluar aktivitet kufizues ekonomik.

Për të rikuperuar dëmet financiare ata po kërkojnë përkrahje financiare nga qeveria, konkretisht që të mundësojnë lehtësira në procedurat për marrjen e kredive nga bankat komerciale.

Shaqir Palushi, pronari i kompanisë “Frutex” nga Suhareka, kompani kjo që merret me prodhimin e pijeve joalkoolike dhe energjike, thotë se autoritetet shtetërore duhet të krijojnë mundësi për bizneset për marrjen e kredive në bankat komerciale me greis periudhë (një afat i caktuar për mospagimin e kredisë) sepse thotë ai, vetëm garantimi i kredive është i pamjaftueshëm.

“Shumica e bizneseve nuk kanë problem me hipotekë kanë problem me likuiditet dhe me mundësinë e kthimit të këstit të kredisë. Sidomos ato biznese që për tre muaj me radhë nuk kanë operuar fare. E gjithë kjo e bën shumë të vështirë nëse marrin një kredi dhe nuk marrin një greis periudhë të paktën 6 ose 12 muaj, periudhë kjo që bizneset të fillojnë të rimëkëmben”, tha Palushi.

Edhe Astrit Panxha, drejtor ekzekutiv në Klubin e Prodhuesve të Kosovës thotë se sektori privat konkretisht industria e prodhimit ka pësuar humbje të mëdha dhe shteti duhet të garantojë kreditë e bizneseve.

“Pa marrë parasysh se a është rifinancim apo kredi e re, kreditë e bizneseve duhet të financohen. Shteti duhet të garantojë 80 për qind të kredisë kurse bankat komerciale duhet të garantojnë 20 për qind të kredisë, kurse norma e interesit të subvencionohet nga qeveria“.

“Nëse bizneset marrin kredi dhe normat e interesit, subvencionet nga qeveria nga 75 deri në 100 përqind, që janë duke e bërë shumë vende të botës. Kjo kredi për investime të reja do të jetë një shtytje e madhe për sektorin e prodhimit,” tha Panxha.

OEAK: Bizneset duhet të përfitojnë nga skema e granteve

Bizneset në Kosovë vazhdimisht janë ankuar për vështirësi në qasje në financa dhe ndihma në kredi thonë se do të lehtësojë punën e bizneseve.

Arian Zeka, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, shprehet  se rikuperimi i përgjithshëm ekonomik në Kosovë varet përmes ndihmës së bizneseve private.

Ai thotë se garantimi i kredive dhe subvencionimi i normës se kamatave të kredive do lehtësojë situatën financiare të tyre, por Zeka vlerëson se duhet të gjendën forma tjera edhe për grante.

“Krahas kësaj, bizneset sidomos ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ndërmarrjet prodhuese duhet të përfitojnë edhe nga skemat e granteve që duhet të vihen në dispozicion nga ana e qeverisë në të ardhmen. Qoftë për zgjerim të linjave të tyre ekzistuese për trajnim të fuqisë punëtore apo edhe për investim në standardet e cilësisë që është e nevojshme për biznese që të mund të eksportojnë jashtë vendit produktet e tyre”, shprehet Zeka.

Disa biznese nuk mund të marrin kredi pa ndonjë mbështetje

Bankat komerciale në Kosovë janë të gatshme të kreditojnë ekonominë e vendit, thotë drejtori ekzekutiv në Shoqatën e Bankave të Kosovës, Petrit Balija. Por, sipas tij, kjo varet sa janë të gatshme bizneset për kërkuar kredi.

“Dihet se ka disa kategori të ndryshme të bizneseve. Janë bizneset në kategori që lehtë kanë mundësi të marrin kredi dhe besoj se ato nuk do kenë telashe. Por, ka biznese që janë goditur rëndë financiarisht që nuk plotësojnë kushtet normale për kreditim, dhe në këto raste duhet gjithsesi që të kemi një mekanizëm shtetëror sic është Fondi për Garanci Kreditore që të ndihmojë me kreditimin e bizneseve që janë goditur nga pandemia dhe nuk kanë kapacitete për marrjen e kredive pa ndonjë mbështetje të tillë”, tha Balija.

Bankat komerciale që operojnë në Kosovë, tha Balija, kanë kapital të mjaftueshëm, kanë likuiditet të mirë dhe janë në pozicion të kreditojnë ekonominë.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, norma efektive e interesit në bankat komerciale është 6. 3 për qind./rel/Telegrafi/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Veliu: Do të angazhohem për më të mirën në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit

Veliu: Do të angazhohem për më të mirën në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit

Qeveria Trump tërhiqet nga vendimi për të privuar nga vizat studentët e huaj

Qeveria Trump tërhiqet nga vendimi për të privuar nga vizat studentët e huaj

Ndalohen 60 persona pa maska në kryeqytet, gjobat nisin nga 500 euro

Ndalohen 60 persona pa maska në kryeqytet, gjobat nisin nga 500 euro

Hyseni: Aleanca Surroi–Kurti dhe VV në emër të keqqeverisjes lufton UÇK-në

Hyseni: Aleanca Surroi–Kurti dhe VV në emër të keqqeverisjes lufton UÇK-në

​Daut Haradinaj: Zyrtarë të qeverisë Kurti janë takuar fshehtas me zyrtarë serbë, le ta pyesin AKI-në iu tregon

​Daut Haradinaj: Zyrtarë të qeverisë Kurti janë takuar fshehtas me zyrtarë serbë, le ta pyesin AKI-në iu tregon

Edhe 13 viktima nga COVID-19, në 24 orët e fundit në Serbi

Edhe 13 viktima nga COVID-19, në 24 orët e fundit në Serbi

Gucati: Gjykata Speciale po e sulmon direkt UÇK’në, jo vetëm Thaçin dhe Veselin

Gucati: Gjykata Speciale po e sulmon direkt UÇK’në, jo vetëm Thaçin dhe Veselin

Rrëfimi prekës i mjekut nga “vija e frontit” të luftës me Covid-19

Rrëfimi prekës i mjekut nga “vija e frontit” të luftës me Covid-19

Daut Haradinaj flet për aktakuzën ndaj Thaçit dhe Veselit nga Gjykata Speciale

Daut Haradinaj flet për aktakuzën ndaj Thaçit dhe Veselit nga Gjykata Speciale

Itali, regjistrohen 114 raste të reja me koronavirus

Itali, regjistrohen 114 raste të reja me koronavirus

​Zemaj akuzon Vitinë se bleu barna me çmim 500 % më shtrenjtë, lëndën e dërgon në prokurori

​Zemaj akuzon Vitinë se bleu barna me çmim 500 % më shtrenjtë, lëndën e dërgon në prokurori

Trump dhe Erdogan diskutojnë për situatën në Libi

Trump dhe Erdogan diskutojnë për situatën në Libi

Macron premton 100 miliardë euro shtesë për rimëkëmbjen ekonomike

Macron premton 100 miliardë euro shtesë për rimëkëmbjen ekonomike

​217 pacientë me Covid-19 në oksigjenoterapi, 11 të intubuar

​217 pacientë me Covid-19 në oksigjenoterapi, 11 të intubuar

Belgjika me zero raste të vdekjeve nga koronavirusi

Belgjika me zero raste të vdekjeve nga koronavirusi

​Bahtiri kundërshton vendimin e qeverisë për kufizimin e lëvizjes së lirë

​Bahtiri kundërshton vendimin e qeverisë për kufizimin e lëvizjes së lirë