Banka e Shqipërisë ofron likuiditet në treg deri në fund të marsit 2021

E publikuar: 11/10/2020 22:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Banka e Shqipërisë do të ofrojë injektim të likuiditetit në sistemin bankar deri në fund të marsit 2021.

Ajo ka bërë të ditur se, “politika monetare do të vijojë të mbetet lehtësuese gjatë gjithë horizontit të parashikimit”.

Sipas BSH-së, forma aktuale e operacioneve të injektimit të likuiditetit do të jetë përmes ankandeve dhe marrëveshjeve të riblerjes.

Ndërkohë shifrat e publikuara në muaji tetor 2020 tregojnë rritje të ndjeshme të injektimit të likuiditetit në tremujorin e dytë të vitit 2020.

Sipas BSH-së, injektimi mesatar ditor ishte 33.6 miliardë lekë, nga 26.9 miliardë lekë që kishte qenë në tremujorin e dytë të vitit 2019./atsh