Banka Botërore alarmon për rritje të çmimit të rrymës

E publikuar: 16/11/2017 11:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Banka Botërore ka alarmuar për rritje të çmimit të energjisë elektrike, raporton arbresh.info.

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder, është shprehur se sektori i energjisë është tepër I rëndësishëm dhe furnizimi me çmim të përballueshëm është kritike për të ardhmen e Kosovës.

“Ne e dimë se tani Qeveria është duke e shikuar kushtet komerciale dhe ne jemi duke e ndjekur edhe këtë proces,” është shprehur Gelder.

Këto komentë ajo i ka bërë gjatë prezantimit të Raportit të Rregullt Ekonomik më të ri për Ballkanin Perëndimo, përfshirë Kosovën.