Banjave turke të ndërtuara më 1890, iu rikthye madhështia pas renovimit të detajuar (Foto)

E publikuar: 15/08/2018 15:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Banjat turke në Harrogate të Anglisë, qytet i njohur për burimet termominerale, i janë kthyer madhështisë së dikurshme, pas renovimit të detajuar ku u shpenzuan afro 350 mijë euro.

Hamamet që janë pjesë e Royal Baths në North Yorkshire, ende shfrytëzohen për të njëjtin qëllim, transmeton Telegrafi.

Këto banje janë ndërtuar më 1897 dhe kanë mirëpritur pjesëtarë të familjeve mbretërore nga e tërë bota, për 121 vjet me radhë. Për shkak të amortizimit dhe nevojës së domosdoshme për renovim, janë mbyllur më 2015.

Ekspertët e specializuar, u angazhuan që t’i kryejnë punimet duke ruajtur dekorimet origjinale të punuara në llaç, si dhe allçisë që i mbulon tavanet.

“Brendësia origjinale e këtyre banjave turke dhe kombinimi me fisnikërinë Viktoriane, i bëjnë këto banja shumë të veçanta”, ka komentuar një analist që i studioi nga afër. /Telegrafi/