Banesën e gjeti të mbuluar me pupla, qeni tij vazhdonte të vraponte me jastëkun e shqyer (Video)

E publikuar: 18/02/2019 15:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pronari i një banese në Massachusetts të Shteteve të Bashkuara, mbeti i hutuar kur hyri brenda dhe gjeti dyshemenë e mbuluar nga puplat.

Nuk ishte e habitshme të zbulohej se kush është fajtori, vetëm se qeni nuk dukej se ndjehej në faj, pasi vazhdonte të vraponte më jastëkun e shqyer, nëpër të gjitha dhomat, transmeton Telegrafi.

“Më mirë e ke të vraposh, me gjithë këtë dëm që e kë bërë” dëgjohet duke thënë ai në sfond, derisa shfaqë formën se si ka mbetur banesa.

Në anën tjetër, shikuesit janë habitur për sasinë e madhe të puplave që kishte pasur jastëku. /Telegrafi/