Bananja e vluar, kundër pagjumësisë

E publikuar: 30/04/2016 11:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shpeshherë pagjumësia shkaktohet nga faktorë të ndryshëm, si depresioni, stresi, shqetësimi etj.

Thuajse çdo natë, para se të shkoni të flini, mendja fillon të garoj me mendime. Nëse mendja është ende aktive, mundësitë për të fjetur janë automatikisht më të vogla.

Veç kësaj, disa ilaçe mund të jenë shkaktari i pagjumësisë. Sidoqoftë, ka një zgjidhje natyrale për këtë problem shëndetësor.

Çaji organik me banane kujdeset për pagjumësinë tuaj dhe ka një shije të mahnitshme.

Bananet, veçanërisht lëvoret, janë të pasura me kalium dhe magnez. Përderisa magnezi ndihmon në parandalimin e problemeve të pagjumësisë, magnezi dhe kaliumi të kombinuar ndihmojnë në relaksimin e muskujve.

Në fakt, magnezi është një ndër mineralet më të mira për relaksim.

Përbërësit:

– Një banane organike

– Një gotë e vogël me ujë

– Kanellë

Përgatitja:

I preni fundet e bananes, e futni lëvoren në ujë të vluar dhe e lini aty për dhjetë minuta.

Pas kësaj, e thani atë dhe shtoni kanellë, nëse veç dëshironi.

Lëngun e fituar e pini një orë para se të flini dhe do t’i vëreni efektet e jashtëzakonshme brenda një kohe të shkurtër.

Mos harroni që bananet duhet të jenë 100% organike!