Banania, të shton në peshë apo të dobëson?

E publikuar: 06/02/2016 13:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Çdo ushqim i tepërt i bën keq shëndetit. E njëjta gjë vlen edhe për bananen. Ky frut përmban rreth 105 kalori, 3 prej të cilave vijnë nga yndyra. Sasia e karbohidrateve (rreth 27) në formën e sheqernave të frutit nuk përbëjnë problem për shëndetin, duke qenë se ato kthehen në glukozë duke siguruar kështu energji për trupin.

Po të pyesni një atlet, trajner, ekspert të dietave etj, do t’ju garantojë mbi përfitimet shëndetësore që sjell banania. Ky frut nuk është i mirë vetëm për trupin, por edhe për trurin, duke qenë se glukoza është burimi kryesor i energjisë për mirëfunksionimin e tij.

Supozojmë se e tejkaloni me konsumimin e bananeve (më shumë se 2 në ditë), glukoza shtesë ruhet si glikogjen në muskujt dhe mëlçinë. Vetëm kur e kaloni me këtë limit, atëherë glukoza ruhet si yndyrë. Bananet sigurojnë mjaftueshëm vlera ushqyese dhe energji që ju nevojiten për të qenë të shëndetshëm, dhe vetëm kur e teproni me to mund të shtoni në peshë.

Ekspertët e dietave rekomandojnë që të konsumoni fruta të ndryshme që të mos shtoni në peshë dhe të merrni të gjitha përfitimit shëndetësore që ato ofrojnë. Prandaj konsumoni frutat sezonale, shtoni edhe një ose dy banane, dhe mos u shqetësoni se do të shtoni në peshë.