Ban Ki moon: Sulmi ndaj shkollës në Siri mund të jetë krim lufte, Rusia mohon përfshirjen

28.10.2016 08:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ban Ki moon: Sulmi ndaj shkollës në Siri mund të jetë krim lufte, Rusia mohon përfshirjen

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki moon, ka sugjeruar se një sulm ajror në një shkollë në perëndim të Sirisë, me ç’rast u vranë 28 veta, përfshirë 22 fëmijë, mund të jetë një krim lufte, në kohën kur aktivistët sirianë dhe diplomatët perëndimorë kanë akuzuar Rusinë dhe forcat sirane për sulmin.

Përmes një deklarate për shtyp, Ban e dënoi sulmin mbi shkollën duke thënë se ai ishte “i qëllimshëm”.

Ministria e jashtme ruse ka mohuar që forcat e saj apo edhe ato të qeverisë siriane të jenë përfshirë në sulm, që u krye më 26 tetor në provincën Idlib, në jugperëndim të Aleppos.

Avionë rusë dhe sirianë kanë goditur pjesë të Aleppos, duke provuar që të largojnë forcat rebele dhe luftëtarët ekstrmistë, dhe të dyja shtetet kanë deklaruar fitore të mëdha strategjike në një luftë civile që po zgjat afro gjashtë vjet. Siria është aleate kyce e Moskës, që e furnizon me shumicën e armatimeve dhe përkrahje tjetër teknike derisa kryen sulme ajrore ndaj luftëtarëve të opozitës.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha të enjten se akuzat për përfshirje të forcave ruse në sulme ajrore mbi shkollën janë “gënjeshtra”.

“Federata Ruse nuk ka të bëjë asgjë me këtë tragjedi të tmerrshme, asgjë të përbashkët me sulmin”, tha zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Rusisë Maria Zakharova.

Ajo tha se pohimet e aktivistëve për të drejtat e njeriut dhe të diplomatëve perëndimorë se Rusia ose Siria kanë kryer më 26 tetor sulme ajrore janë “gënjeshtra”.

Më heret gjatë ditës së enjte minstria e mbrojtjes e Rusisë tha se as Rusia dhe as Siri nuk kanë kryer sulme ajrore në rajonin e Aleppos gjatë nëntë ditëve.

Zakharova tha se veprimet e koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-ja në luftën kundër grupit ekstremist Shteti Islamik në Siri po e destabilizojnë situatën.

Shtëpia e Bardhë hodhi poshtë mohimet.

“Nuk e dimë ende nëse ishte regjimi I Asadit apo rusët ata që kryen sulmin ajror, por e dimë se ishin njëri nga ata të dy”, tha zëdhënësi Josh Ernest..

“Edhe nëse ishte regjimi i Asadit ai që kreu sulmin, regjimi i Asadit është në pozitë të kryej gjëra të tilla të sulmeve sepse janë të mbështetur nga qeveria ruse”, tha ai .

Zakharova kritikoi edhe veprimet e koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-ja në luftën kundër grupit ekstremist Shteti Islamik në Siri duke thënë se ato “po e destabilizojnë situatën”.

“Forcat e koalicionit kanë dështuar që të ndërmarrin masa adekuate të sigurisë për të minimizuar dëmet ndaj civilëve”, tha ajo.

Sipas saj, Rusia ka dokumentuar “shembuj të furnizmit me sistem anti tank të prodhuar në SHBA dhe sistem portabël të mbrojtjes ajrore të militanëve” që po luftojnë kundër qeverisë siriane.

Presidenti rus, Vladimir Putin, në një fjalim të tij në qytetin Sochi, në një klub debate, tha se përpjekjet e tij për të arritur një marrëveshje me Presidentin e SHBA-së, Barack Obama, për t’i dhënë fund luftës civile në Siri janë penguar nga “forcat” në Washington.

“Një front i përbashkët për ta mundur terrorizmin në fakt nuk është krijuar”, tha Putin në një takim vjetor të ekspertëve rusë.Putin nuk elaboroi se kush në Washington, gjoja, po e pengon fundin e gjakderdhjes në Siri.

Administrata e Obamas e ka akuzuar Moskën për sforcimin e konfliktit me operacionet që po zhvillohen në mbështetje të presidentit sirian Bashar al-Assad dhe luftën e tij kundër militantëve Shteti islamik dhe më shumë grupe të moderuara kanë kërkuar largimin e tij.(REL)

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Ish-ambasadori i Britanisë në ish-Jugosllavi: Serbia ta marrë veriun deri në Ibër, Kosova Luginën e Preshevës

Ish-ambasadori i Britanisë në ish-Jugosllavi: Serbia ta marrë veriun deri në Ibër, Kosova Luginën e Preshevës

Cilat janë “tri goditjet” që Kosova ia dha Serbisë, sipas Bërnabiqit

Cilat janë “tri goditjet” që Kosova ia dha Serbisë, sipas Bërnabiqit

SHBA bën thirrje për pezullimin e taksës, nuk e përjashtojnë mundësinë e korrigjimit të kufirit!

SHBA bën thirrje për pezullimin e taksës, nuk e përjashtojnë mundësinë e korrigjimit të kufirit!

Diplomati amerikan takohet me Vuçiqin, diskutohet për taksën e vazhdimin e dialogut

Diplomati amerikan takohet me Vuçiqin, diskutohet për taksën e vazhdimin e dialogut

Diplomati amerikan Hale vjen në Kosovë, taksa dhe dialogu arsyet kryesore të vizitës

Diplomati amerikan Hale vjen në Kosovë, taksa dhe dialogu arsyet kryesore të vizitës

Djali i furrtarit që vdiq dje në Gjilan, fton familjen e shoferit të kamionit në varrim: Ta ndajmë dhimbjen bashkë

Djali i furrtarit që vdiq dje në Gjilan, fton familjen e shoferit të kamionit në varrim: Ta ndajmë dhimbjen bashkë

Tentativa e heshtur drejt INTERPOL-it

Tentativa e heshtur drejt INTERPOL-it

SHBA-ja ua refuzoi vizat më shumë se 20 zyrtarëve të lartë të Kosovës pas taksës, thotë Tahiri

SHBA-ja ua refuzoi vizat më shumë se 20 zyrtarëve të lartë të Kosovës pas taksës, thotë Tahiri

Amerika nuk po e sheh më Serbinë si “fëmijë të keq”, thotë Daçiq

Amerika nuk po e sheh më Serbinë si “fëmijë të keq”, thotë Daçiq

Për Fukuyaman, forcimi i të së djathtës në BE është lajm i keq për Ballkanin

Për Fukuyaman, forcimi i të së djathtës në BE është lajm i keq për Ballkanin

E enjtja e përgjakshme në Gjilan: Kamioni mori gjithçka para vetes, mbyti një person dhe i lëndoi mbi 20 të tjerë

E enjtja e përgjakshme në Gjilan: Kamioni mori gjithçka para vetes, mbyti një person dhe i lëndoi mbi 20 të tjerë

Limaj, ka reaguar pas aksidentit i cili ndodhi sot në Gjilan

Limaj, ka reaguar pas aksidentit i cili ndodhi sot në Gjilan

Qerim Çoçaj është viktima e aksidentit të rëndë në Gjilan

Qerim Çoçaj është viktima e aksidentit të rëndë në Gjilan

Juniku, Klina e Istogu përfitojnë nga MIT-ja afro 1.5 milionë euro

Juniku, Klina e Istogu përfitojnë nga MIT-ja afro 1.5 milionë euro

Thaçi pranon letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Panamasë

Thaçi pranon letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Panamasë

Ministri Shala vizitoi kompaninë “Frutex”

Ministri Shala vizitoi kompaninë “Frutex”