Bamieh: Bukoshi u shpall i pafajshëm, ai ishte i afërt me ish shefin e EULEX

E publikuar: 30/11/2015 22:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish prokurorja e EULEX, Maria Bamieh ishte e ftuar në një emision special të Klan Kosovës.

Ajo ka treguar se sa ishte në Kosovë është marrë me dy raste, njofton Klan Kosova.

“Jam marrë me dy raste, njëri me rastin e shpërthimit në rrugën Bill Clinton dhe aty kishte dyshime për mito e në rastin e Ilir Tolaj kishte indikacione se do të paguhej një mito”

“Unë po bëja përndjekjen ligjore të rastit Ilir Tolaj, Bujar Bukoshi u shpall i pafajshëm”.

“Derisa po e zhvilloja rastin e pashë se shefi i misionit në atë kohë ishte i afërt me Bukoshin dhe zoti Bukoshi ka qenë në takime me ish shefin e athershëm të misionit EULEX”.

“Ishte tronditëse të shohësh një shef duke u takuar me palët që po ndiqeshin ligjërisht”.