Balotelli zgjedh mes Realit dhe Barçës, tregon tre trajnerët më të mirë në karrierë

E publikuar: 21/10/2017 18:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mario Balotelli njihet si lojtar që nuk përton të jep mendimin e tij edhe në tema të ndjeshme.

Italiani gjatë një interviste me komedianin, Damiano Er Fainas, ka treguar se kë do zgjidhte mes Real Madridit dhe Barcelonës.

‘SuperMario’ ka treguar se kush ishin tre trajnerët më të mirë të karrierës së tij dhe portieri.

“Trajnerët më të mirë me të cilin kam punuar është Jose Mourinho, Roberto Mancini dhe Lucien Favre (Nice). Portieri më i mirë ishte Julio Cesar nga ditët te Interi”.

Balo u pyet edhe se a do luante për Barcelonën?

“Më pëlqen Real Madridi, por nëse Barcelona do të më thërriste do nuk do qaja nga gëzimi”, ka thënë Balotelli.

Në Serie A ai ka thënë se do pëlqente të luante te Napoli, por asnjëherë te rikthehej te Interi apo Milani.

Me poshtë keni intervistën e famshme të Special Ones për Balotellin për CNN. /Telegrafi/

“Mario Balotelli? Për të mund të shkruaj një libër me 200 faqe. Me mirë të themi do të shkruaja një komedi për të, e jo një drame. E mbaj mend kundër Rubin Kazanit në Ligën e Kampionëve, të gjithë sulmuesit e asaj kohe u dëmtuan. Isha më të vërtetë në telashe. Mario Balotelli mori në minutën e 43-të karton të verdhe dhe në dhomën e zhveshjeve kam kaluar 14 nga 15 minuta të mundshme për të bindur Balotellin që të bënte kujdes dhe të mos dënohej me karton te kuq. Doja ta zëvendësoja,  por nuk kisha asnjë sulmues në dispozicion. Me dha fjalën… por më të filluar pjesa e dyte, kaluan 30 sekonda dhe ai mori karton te kuq”.