Bali Bej kapi këtë kosovare për beli në aeroportin “Adem Jashari” (FOTO)

E publikuar: 06/04/2017 13:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aktori i njohur turk, e që për publikun kosovar është shumë i dashur, Burak Özçivit, sot një vit ka qenë në Prishtinë.
Ai u pa në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, dhe sigurisht nuk ka kaluar pa u vënë re nga fansat e tij të shumtë më të cilët është ndalur për tu fotografuar.

Aktori Burak ka qenë duke u kthyer nga Novi Pazar, ku është dhënë premiera e filmit të tij më të ri, të titulluar “Kardesim Benim” (Vëllau im), transmeton Express.

Rikujtojmë së aktori Burak, është bërë i njohur për publikun kosovar sidomos në serialin “Sulltani i madhërishëm” që është trasmetuar në RTV21, me rolin e tij në personazhin Bali Beu. Ku ka krijuar simpati në veçanti për vajzat duke u konsideruar si aktori simpatik.

Burak Özçivit është po ashtu personazhi kryesor në serialin më të ri që do të transmetohet në RTV21, i titulluar “KARA SEVDA’. Ky serial i cili fillon të transmetohet nga e enjta pritet gjithashtu të bëhet shumë i dashur për publikun.