Balerina befasohet nga partneri, i propozoi martesë në skenë (Video)

E publikuar: 05/02/2018 00:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ky është momenti mbresëlënës, kur Zhulieta pranoi propozim për martesë nga Romeo, në njërën nga teatrot më të mëdha në Rusi.

Prima balerina Ksenia Zakharova po pranonte duartrokitjet nga publiku pas shfaqjes ku debutoi si Zhulieta, u befasua kur u kthye pas dhe pa partneri me unazën e fejesës, transmeton Telegrafi.

Surpriza romantike i la shumë përshtypje edhe audiencës, që ndodheshin në Teatrin e Operës dhe Baletit në Novosibirs me kapacitet prej 1,800 ulësesh, që nuk ndalonin së duartrokituri.

Balerini i parë Nikolay Maltsev, jo vetëm që habiti partneren, por edhe trupën muzikore dhe kolegët, që nuk e kishin ditur për propozimin.

Megjithëse 23-vjeçarja u ndje e turpëruar nga veprimi i partnerit dy vite më të ri, tundi kokën në shenj pohimi dhe u afruar ta përqafonte.

“Ishte përgatitur për një kohë të gjatë, por ka pritur kur të luajnë Romeo dhe Zhulietën. Na befasoi të gjithëve”, ka thënë njëri prej kolegëve të çiftit.

Më poshtë mund të shihni momentin mbresëlënës, si dhe urimet që i morën prej kolegëve në prapaskenë. /Telegrafi/