Balena misterioze e gjetur në xhungël, afro 15 metra larg bregut të detit (Video)

E publikuar: 25/02/2019 15:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ekspertët kanë mbetur të befasuar me një balenë të gjatë 11 metra, që u gjet në një xhungël të Brazilit.

Askush nuk po mund të japë përgjigje, se si kjo krijesë që peshon dhjetë tonelata, përfundoi afro 15 metra larg bregut të detit, në një pjesë malore, transmeton Telegrafi.

Disa shkencëtarë, po besojnë se ka mundur të ngordhte në ujë, ndërsa valët e fuqishme e kanë qitur në atë hapësirë. Mirëpo, për të lëvizur këtë balenë që nuk ka mbi 12 muaj jetë, do duhej që valët të ishin tepër të fuqishme.

Njësiti që po e hulumton rastin, nuk i ka gjetur lëndime të mëdha në trup, që lë të kuptohet se mund të jetë nxjerrë prej dallgëve.

Të gjeturat e tyre, do të analizohen edhe prej ekspertëve të meteorologjisë, për të zbuluar nëse deti ishte trazuar dhe ka ndodhur ky rast, që nuk është parë ndonjëherë. /Telegrafi/