Balena e rrallë me ngjyrë të bardhë afrohet te sipërfaqja, besohet se është e njëjta që u pa parë para dhjetë vitesh (Video)

E publikuar: 03/04/2019 21:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Derisa po lundronin në bregdetin e Meksikës, eksploruesit kaluan pranë një balene të rrallë me ngjyrë të bardhë.

Krijesa e mahnitshme rikujton Moby Dick, grabitqarin mizor të detit, nga novela e Herman Melville që është publikuar më 1851, transmeton Telegrafi.

Gjallesa masive besohet se është shfaqur sërish, pasi të jetë parë para dhjetë vitesh në të njëjtën zonë, ndërsa është emëruar si ‘galon me qumësht’ për shkak të lëkurës.

Në mesin e ekuipazhit ishin edhe katër ekspertë të botës nënujore, që e panë nga afër momentin të cilën e quajtën historik.

Këto balena janë shumë të rralla, ndërsa ngjyrën e lëkurës e kanë si pasojë e një ndryshimi gjenetik, që nuk i lejon formësimin e ngjyrës. /Telegrafi/