Bale: Nuk ka folur me Zidanen që nga finalja, nuk mund të them se ishim shokë të mirë

E publikuar: 06/02/2019 01:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ylli i Real Madridit, Gareth Bale, e ka pohuar se hera e fundit që ai ka biseduar me ish-trajnerin e tij Zinedine Zidane ishte gjatë finales së Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.

Uellsiani ka folur për herë të patë për marrëdhënien e tij me trajnerin francez, i cili njoftoi largimin e tij nga Los Blancos disa ditë pas ndeshjes finale.

“Ai nuk fliste me mua për [largimin e tij] – ende nuk i kam folur me të pas largimit”.

“Marrëdhënia jonë ishte e mirë, por nuk do të thosha se ishim shokë të mirë, pasi ishte vetëm një marrëdhënie normale profesionale”.

29-vjeçari erdhi nga stoli në finale kundër Liverpoolit ku edhe shënoi dy herë dhe Madridi e fitoi ndeshjen.

“Nëse luani në finale, ju doni të shkoni në shtëpi me trofe, pa marrë parasysh se çfarë”.

Bale e Zidane, nuk kishin marrëdhënieje të mira në fund . (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

“Unë u inatosa shumë që nuk e fillova ndeshjen, pasi unë doja të luaja dhe isha në formë shumë të mirë”

“Shënova pesë gola në katër ndeshjet e fundit të sezonit dhe u ndjeva sikur e meritova të përfshihesha që nga fillim”, ka thënë Bale për FourFourtwo. /Telegrafi/