Bale mbetet në histori, Advincula arrin shpejtësinë më të madhe në fushën e futbollit (Video)

E publikuar: 21/03/2018 16:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Luis Advincula ka thyer rekordin për shpejtësinë të regjistruar në një fushë futbolli.

Futbollisti 28-vjeçar i Lobos BUAP ka arritur një shpejtësi të paparë deri më tani në fushat e futbollit në takimin kundër Chivasit në kuadër të ligës elitare meksikane.

Ai në këtë formë ka lënë pas futbollistin e Real Madridit, uellsianin Gareth Bale, që mbante këtë rekord me 35.7 km/h.

Advincula, reprezentuesi i Perusë, regjistroi një shpejtësi prej 36.15 km/h, në ndeshjen e javës së kaluar.

Futbollisti këtë rekord e theu duke vrapuar me një distancë prej 68.5 metrave për 6.82 sekonda gjersa e ndiqte lojtarin e Chivasit, Alan Pulidos.

Ky i fundit ishte në një kundër sulm të shpejt gjersa u arrit papritmas nga futbollisti peruan, i cili i rrëmbeu topin dhe largoi rrezikun para portës së zonës së rreptësisë së vetë.

Ndryshe, vlen të theksohet se ndeshja kampionale meksikane përfundoi 1-2 për BUAP-in. /Telegrafi/