Balaj: Mos konkretizimi na dërgoi te humbja

E publikuar: 15/10/2018 06:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Bekim Balaj, ka folur pas humbjes 2-0 ndaj Izraelit në Ligën e Kombeve.

27-vjeçari tha se skuadra kërkoi golin gjatë gjithë ndeshjes, por ashtu siç thotë ligji i pashkruar në futboll, “kur nuk shënon, pëson”.

“Luajtëm mirë, minimumi merituam një barazim. Krijuam raste, por këto gjëra ndodhin në futboll”.

Mënyra se si morëm golin e parë të dhembë, por ne treguam karakter gjatë gjithë ndeshjes dhe kërkuam golin. Pastaj nga gabimi jonë ata shënuan edhe golin e dytë”.

“Kontrolluam lojën, krijuam raste, por nuk arritëm të shënonim, gjë që në fund na dërgoi te humbja”, ka thënë Balaj pas ndeshjes.

Pas kësaj humbje Izraeli ngjitet në pozitën e parë në Gripin 1, Liga C me gjashtë pikë, kurse Skocia ka tre pikë, aq sa Shqipëria në pozitën e fundit.

Në ndeshjen e ardhshme Kombëtarja e shqipërove pret Skocinë. /Telegrafi/