Bajrami- Qeverisë: Zgjedhjeve nuk do mund t’i ikni edhe pse nuk ju pëlqen

E publikuar: 27/09/2016 09:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefja e Grupit Parlamentar të Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami ka thënë se kauza e opozitës për Demarkacionin për asnjë moment nuk ka degraduar dhe ende qëndron.

Bajrami përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se përgjegjësit kryesor për degradimin  e vendit tashmë dihen e ata janë koalicioni PDK-LDK-LISTA SERBE.

Postimi i plotë:                                                                                                 “Kauza e opozitës për asnjë moment nuk ka degraduar dhe ende qëndron, kjo u dëshmua edhe në debatin e 3 gushtit, por ata të cilët janë përgjegjësit kryesorë për degradim të vendit dhe shkatërrimin e të ardhmës së qytetarëve jeni ju.

Prandaj, se kush po e dëmton vendin dhe të ardhmen e qytetarëve besoj tash më të gjithë e dim se koalicioni PDK-LDK-LISTA SERBE janë të vetmit të cilët janë përgjegjësit kryesor për degradim të arsimit, të shëndetësisë, të ekonomisë, etj, etj… se është lista e gjatë po i përmenda të gjitha dikasteret dhe kthimin e Serbisë dhe ndikimin e saj brenda shtetit tonë falë juve.

Opozita, qytetarët dhe ekspertët parandaluan copëtimin e territorit sepse po të ishte në dëshirën tuaj kjo punë ishte kryer shumë kohë më parë.

Prandaj, bëni mirë të jeni të gatshëm sepse zgjedhjeve nuk do mund t’i ikni dhe atë shumë shpejtë, e di që nuk ju pëlqen por nuk do t’ju pyesin”