Bajrami: Ky është vendimi për bursa të reja për studentët elitarë

E publikuar: 22/05/2020 20:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Hykmete Bajrami, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka publikuar se vendimin për hapjen e bursave të reja për studentët elitarë.

Bajrami tha se këto bursa ofrojnë një përkrahje të nevojshme financiare për këta studentë.

“Këto bursa ofrojnë një përkrahje të nevojshme financiare për studentët elitarë, prandaj edhe janë në shërbim të avancimit të cilësisë së arsimit të lartë në Republikën e Kosovës”, shkruan Bajrami.

Tutje, Bajrami tha se këtu kanë të drejtë aplikimi për bursë të gjithë studentët e fushave të cilët i plotësojnë kriteret e caktuara.

“Duke pasur parasysh situatën e krijuar me pandeminë COVID-19, Ministrja ka vendosur që të drejtë aplikimi për bursë kanë studentët e të gjitha fushave të cilët i plotësojnë kriteret e përcaktuara përmes udhëzimit administrativ 14/2017 për ndarjen e bursave”, shkruan Bajrami.

Ajo premtoi se të gjithë studentët do të informohen për afatet dhe kriteret e aplikimit gjatë ditëve në vijim.

“Hapja e konkursit do të bëhet ditëve në vijim dhe studentët do të informohen për afatet dhe kriteret e aplikimit”, shtoi Bajrami.