Bajrami: Gjendja në veri, pasojë e dialogut në Bruksel

E publikuar: 16/01/2017 12:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefja e Grupit parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami pas mbledhjes së Kryesisë së Kosovës bëri të ditur se interpelanca e kryeministrit nuk do të mbahet këtë javë, por javën tjetër.

Bajrami bëri të ditur se seanca e radhës do të mbahet këtë të enjte, ndërsa në rend dite do të jetë interpelanca e ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami.

Shefja e GP-së të Nismës për Kosovën po ashtu tha se e gjithë kjo qa po ndodh në veri të vendit është pasojë e mënyrës së dialogut që është bërë nga pala jonë në Bruksel.

Sipas saj, dialogu me Serbinë nuk ka sjellë kurrfarë rezultati pozitiv për Kosovën, por vetëm për serbët.

“Ky dialog përfundimisht neve si shtet nuk na ka sjellë asnjë përfitim dhe lirisht mund të themi se të vetmit fitues nga këto bisedime janë serbët”, tha Bajrami.