Bajrami citon Lunacek-un: Qeveria e Kosovës kërkoi që demarkacioni të bëhet kusht për liberalizim

E publikuar: 04/10/2016 12:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja Donika Kadaj – Bujupi ka thënë sot në mbledhjen e komisionit për Stabilizim dhe Asocim se nuk është e vërtetë që për liberalizim të vizave është kusht vetëm demarkacioni.

Ajo tha se është edhe lufta kundër korrupsionit, që sipas BE-së, ka ngecje dhe nëse nuk ka përparim në këtë aspekt nuk do të ketë heqje të vizave.

Duke folur për kushtin e miratimit të demarkacionit ajo ka thënë se kjo çështje është mbajt nga qeveria dhe se BE nuk ka qit kushte miratimin e marrëveshjes aktuale.

“BE është shprehur se demarkacioni duhet të përmbyllet si proces por jo edhe të miratohet versioni aktual. Propozoj që marrëveshja të rishikohet brenda afateve dhe të zihet hapi që të merret vendimi për heqjen e vizave”, tha ajo, raporton lajmi.net

Ndërsa Haliti ka përsërit që në takim me zyrtarë të BE-së atij i është thënë që ka vetëm një kusht për liberalizim të vizave, e ai është miratimi i demarkacionit.

Edhe Vjosa Emini ka thënë që gjatë takimeve në Bruksel janë përmendur edhe lufta kundër korrupsionit, por si kusht kryesor ajo tha se është miratimi i demarkacionit.

Ndërsa Valdete Bajrami nga NISMA tha se në takim me Lunacek është shtruar çështje se si demarkacioni nga një kriter monitorues është bëtë kriter obligues.

Bajrami ka thënë se përgjigjja e Lunacek ka thënë se këtë kriter e ka kërkuar Qeveria e Kosovës, pasi sipas qeverisë, është kriter i lehtë dhe që plotësohet shpjet.

Një gjë e tillë është kundërshtuat nga Xhavit Haliti i cili ka thënë se duhet fakte për këtë.

Bajrami ka thënë se në këtë takim kanë qenë së bashku, deklarata e së cilës është përkrahur nga Donika Kadaj.

Bajrami ka thënë se mund të zhvillojnë takime tjera me Lunacekun.

Ajo ka thënë se në këtë Komision e mori fjalën për të potencuar atë që është thënë në Bruksel se demarkacioni është kërkuar nga Qeveria e jo nga BE.