Bajram Hasani jep dorëheqje nga Nisma

E publikuar: 28/06/2019 20:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka bërë të ditur se nuk është më pjesë e partisë Nisma.

Këtë Hasani e ka bërë të ditur përmes faqes së tij zyrtare në Facebook.

Ai ka treguar se tash e ca muaj nuk është aktiv në parti dhe kësisoj ai ka vendosur se do të largohet tërësisht nga ajo.

:Nuk desha dhe kurrë nuk do të dua të shkelë mbi djersën e njerëzve më të mirë të këtij vendi”, ka shkruar tutje në postimin e tij Hasani.