Bajram Gecajt nuk iu shpagua serviliteti ndaj Isa Mustafës

E publikuar: 23/05/2017 14:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njëri ndër personat më të zëshëm në Qeverinë “Mustafa”, i cili edhe atëherë kur Qeveria po binte ishte këshilltari politik i kryeministrit, Bajram Gecaj. Ky i fundit gjendet në listën e LDK-së për kandidim për deputet.
Por emri i Bajram Gecaj ndodhet ka fundi i listës. Kështu, kryeministri në largim dhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa, siç duket nuk e ka shpërblyer mjaftueshëm Gecajn për kontributin që e ka dhënë gjatë kohës sa Mustafa ka qenë në krye të Qeverisë, shkruan Gazeta Express.

Gecaj ndodhet në numrin 74 të listës për kandidim për deputet në koalicionin LDK-AKR-Alternativa.

Ndërkohë që pak minuta më parë Lidhja Demokratike e Kosovës e ka bërë publike listën me emrat e 110 personave, kandidat për karrigen e deputetit të Kuvendit të Kosovës.