Bahtiri: Vetëvendosja doli e para, i takon Albin Kurtit që të udhëheqë

E publikuar: 21/07/2017 22:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Agim Bahtiri, nënkryetar i AKR-së në një intervsitë ekskluzive për Periskopin ka thënë se çështja e kryeministrit nuk është fare problem, duke theksuar se zgjedhjet i ka fituar Vetëvendosja dhe se Albin Kurtit i takon që të bëhet kryeministër.

‘Zgjedhjet i ka fituar Vetëvendosja dhe do të ishte e denjtë që të udhëhiqte Albin Kurti. Është vullnet i ynë dhe i VV-së që të ndërrohet ky pushtet. Nuk është fare problem se kush do të jetë kryeministër.Ne mund të bisedojmë nuk është problem’, ka shtuar Bahtiri për Periskopin.

Ai thotë se VV ka patur rritje shumë të madhe në këto zgjedhje, ndërsa thotë se fakti se program i tyre bashkon me Vetëvendosjen, është trajtuar edhe prej ekspertëve.

‘Ne e kemi shumë të qartë, VV e ka shumë të qartë. Edhe paraqitjet e Kurtit gjatë fushatës kanë qenë krejt ndryshe. Kjo çon në atë vijën të cilën e dëshiron BE-ja dhe populli’.

Lidhur me atë se cilat ministri i synojnë si parti, ai ka thënë se janë të përgatitur për atë të Jashtme dhe të Zhvillimit Ekonomik.