Bahtiri: Ura mbi Ibër nuk mund të jetë temë e dialogut Kosovë – Serbi

E publikuar: 30/09/2020 19:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Agim Bahtiri, kryetar i Komunës së Mitrovicës, tha se Mitrovica nuk do të mund dhe nuk duhet të jetë temë e bisedimeve në dialogun Kosovë- Serbi.

“Negociatat për Mitrovicën kanë përfundua më 2015. Komuna ka kufirin administrativ dhe unë kam fuqinë që të vendosi dhe i bëjë thirrje qeverisë së Kosovës dhe faktorit ndërkombëtar që të mos merren me negocimin për urën mbi Ibër dhe kufijtë administrativ, sepse kjo do të sillte ndarjen e Mitrovicës”, tha Bahtiri, në RTK.

Bahtiri foli edhe për takimin që kishte dje me shefi i zyrës së BE-së për Kosovë, i cili kishte deklaruar se edhe Ura mbi Ibër mund të jetë temë e dialogut Kosovë Serbi.

Kryetari Bahtiri tha se i prezantoi përfaqësuesit të BE-së gjendjen në Mitrovicë para dhe pas ardhjes së tij kryetar i qytetit.

“I tregova për ndryshimet që janë bërë dhe ndihmat që i janë dhënë Mitrovicës nga faktori ndërkombëtar, ambasadat e jashtme qytetit tonë”, tha ai.

Bahtiri thotë se e kundërshtoi qëndrimin që ura mbi Ibër të jetë temë dialogu në mes Kosovës e Serbisë. Nuk ka negociata për urën dhe ndarjen e Mitrovicës.

Bahtiri foli edhe par gjykatën Speciale dhe zhvillimet që po ndodhin aktualisht në Hagë.

“Unë dhe familja ime ja heqim kapelën çdo njëri që e ka marr pushkën me luftua për liri. Por tani jemi të pafuqishëm tu ndihmojmë. Na kanë vra në shtëpitë tona, nuk i kemi shkua askujt ta vrasim në vend që të dënohen ata që na kanë vra, po dënohen të pafajshmit”, tha pos tjerash Bahtiri.