Bahtiri ua merr banesat e komunës 13 ‘kuadrove’ dhe ua jep skamnorëve (Emrat/dokument)

E publikuar: 13/05/2018 15:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në vitin 2006 Kuvendi i komunës së Mitrovicës kishte marrë vendim që t’iu ndajë trembëdhjetë (13) banesa kuadrove profesionale të institucioneve të komunës. Më 1 nëntor 2006 komuna kishte lidhur kontratë mbi Qiranë për periudhën dhjetë (10) vjeçare, e cila ka skaduar në fund të vitit 2016, por që shfrytëzuesit akoma nuk i kanë liruar banesat e komunës.

Portali Veriu.info ka siguruar vendimet e nënshkruara nga kryetari i komunës Komuna e Mitrovicës, Agim Bahtiri, ku më 18 prill 2018 ku ka marrë vendim me të cilin i ka obliguar shfrytëzuesit aktual të banesave, që në afat prej gjashtëdhjetë (60) ditësh t’i lirojnë banesat.

Në vendim bëhet e ditur se lirimi i banesave është i domosdoshëm, pasi që komuna e Mitrovicës do t’i inicioj procedurat në bazë të Ligjit për Financimin e Programeve të Veçanta të banimit, ku këto banesa do të ju jepen në shfrytëzim familjeve apo individëve të cilët nuk janë në gjendje ekonomike t’i përballojnë ofertat e tregut të lirë të banesave.

Komuna bënë të ditur se ky ligj nuk ka paraparë dhënien e banesave për kuadro profesionale, prandaj këto banesa do t’u jepen në shfrytëzim skamnorëve.

Veriu.info mëson se me rastin e vizitave që zyrtarët komunal u ka bërë këtyre banesave, ku edhe u është dorëzuar vendimin për lirimin e tyre, vetëm tri (3) nga trembëdhjetë (13) kanë qenë duke u shfrytëzuar për banim, për shkak se të tjerët edhe pse i kanë mbajtur banesat, kanë pasur banim të përhershëm në vende tjera.

Në mesin e përfituesve të banesave të komunës, por që tash do t’i merret, është edhe kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci.

Po ashtu shihet se përfitues të banesave që duhet ta lirojnë, janë edhe gjeneralmajori i FSK-së, Zymer Halimi dhe drejtor i Autoritetit Rregullator për Shërbimin e Ujit, Raif Preteni, shkruan Veriu.info.

Kjo është lista e përfituesve e siguruar nga portali Veriu.info:

Sami Rama
Enver Peci
Zymer Halimi
Sylë Hajdini
Xhevat Veseli
Qerim Hamiti
Arsim Krasniqi
Fadil Selmanaj
Sadije Asllani Bilalli
Adem Kërleshi
Isa Hyseni
Raif Preteni
Flamur Gacaferri

Image

Image

Image

Image