Bahtiri: Do të rikandidoj për kryetar të Mitrovicës

E publikuar: 23/08/2017 10:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Agim Bahtiri sërish do të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës. Bahtiri i ka hedhur poshtë të gjithë deklarimet se ai nuk do të rikandidoj sërish.

Nuk dihet nëse mesazhi emocionues i të birit, ishte shtytës që Bahtiri ti futet sërish kësaj gare. Më poshtë mund të gjeni arsyetimin e plotë të tij:

Dje mediat kishin shkruar se unë nuk do të rikandidoj, por pasi që isha në ceremoninë e varrimit të Bajram Rexhepit, e kam pasur telefonin mbyllur dhe nuk kam mundur t’iu përgjigjem thirrjeve të mediave dhe të qytetarëve, për shqetësimet e të cilëve më vjen jashtëzakonisht keq.

Po ashtu edhe familja ime ishte shqetësuar shumë, të cilët pastaj edhe bënë një apel publik që të rikandidoj. Unë i garantoj qytetarët e Mitrovicës se do të jem çdoherë me ta dhe do të punoj për ta. Pra, unë do të rikandidoj prapë për kryetar të Mitrovicës, ku fitorja do të jetë e pakontestueshme, duke pasur parasysh punët që i kemi bërë së bashku me qytetarët dhe ekipin më të cilin i hyj kësaj gare.

Pjesë e ekipit tim do të jenë njerëzit më të devotshëm që vijnë nga gjiri i popullit, ku sot do ta prezantoj listën me 38 kandidatët e AKR-së për asamble komunale, të cilët janë njerëzit me të denjë të Mitrovicës për t’i mbrojtur interesat e qytetarëve.

Gjithashtu, ju informoj se AKR-ja mbrëmë ka marrë vendin që mos të bëjë koalicion me PAN-in.