Bahtiri për kërkesën e bashkimit të Mitrovicës: Unë di çka flas dhe di çka kërkoj

E publikuar: 21/12/2018 14:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, pas tryezës që mbajti me qytetarë për të  iniciuar procedurat e peticionit për bashkimin e qytetit, deklaroi se kjo nismë e tij ka marrë pëlqimin e qytetarëve, ai po ashtu për këtë mendon se e ka marrë mbështetjen e të gjitha grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës dhe të gjithë kryetarëve të  komunave të tjera.

“Unë mendoj se qytetarët serb janë lodhur prej njerëzve, prej grupeve të caktuara, të cilat me të vërtetë ia kanë sjell ngushtë punën këtyre familjeve, ata menjëherë presin që te lirohen përgjithmonë prej tyre dhe të fillojë puna institucionale që të ju ofrojë shërbime të gjithë qytetarëve pa dallim,” tha Bahtiri në një konferencë për media gjatë ditës së sotme.

Gjithashtu ai foli edhe për kërkesën e tij të njëjtë të cilën e bëri para një muaji qeverinë e Kosovës, ai tha se kjo kërkesë ka qenë legjitime dhe se është kontrolluar nga përfaqësues ligjor.

Ka qenë legjitime për arsye se ne ju kemi drejtuar me kërkesë qeverisë së Kosovës që të merr iniciativë që të formulojë komplet dokumentacionin që të ia dërgoj Kuvendit të  Kosovës,  kjo është legjitime tjetër është që është politike, sepse ne e kemi një zyre ligjore e cila na sinjalizon a është legjitime a jo, e them edhe 10 herë çdo peticion që i bën mbi 10 mijë nënshkrime mund t’i dërgohet Kuvendi të Kosovës”, tha Bahtiri më tej.

Ai po ashtu për peticionin të cilin do ia dërgojë Kuvendit të Kosovës tha së “Unë di çka flas dhe di çka kërkoj dhe kjo do të bëhet”, njofton Klan Kosova.