Bahtiri: PDK-ja në panik, Avni Kastrati është turpi i Mitrovicës

E publikuar: 27/03/2015 16:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar ndaj deklarimeve të kryetarit të degës së PDK-së në Mitrovicë, Avni Kastrati, i cili ka akuzuar në një gazetë ditore udhëheqjen komunale të Mitrovicës për dështim dhe keqmenaxhim.

I pari i Mitrovicës në një prononcim për Veriu.info e ka thënë se Avni Kastratin dhe PDK-në i ka kap paniku.

“Tash në Mitrovicë po zhvillihen projektet e mëdha të Agim Bahtirit dhe PDK-në e Avni Kastratin i ka kap paniku. Tash PDK-ja është e tmerruar edhe pasi që ka kuptuar se kam nisur procedurën e evidentimit të keqpërdorimeve me buxhet dhe shkeljet ligjore që i kanë bërë, të cilat do t’i dërgoj në prokurori dhe do t’ua prezantoj publiku. Avni Kastratit duhet me i ardhë turp me dalë nëpër qytet për shkak të shkatërrimit që i ka bërë komunës, ai është turpi i Mitrovicës”, ka thënë Bahtiri.

Bahtiri duke u përgjigjur në akuzat e Kastratit se po e keqmenaxhmon buxhetin komunal, është zotuar se do ta ruaj secilin cent të buxhetit të komunës si “dritën e syve”.