Bahtiri, më i pasuri ndër kryetarë komunash, i ndjekur nga Muhaxheri e Haskuka

09.06.2019 20:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Bahtiri, më i pasuri ndër kryetarë komunash, i ndjekur nga Muhaxheri e Haskuka

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, i prin listës me pasurinë më të madhe nga kryetarët e komunave të Kosovës.

Sipas deklarimit të pasurisë që ka bërë në Agjencinë Kundër-Korrupsion, Bahtiri ka pasuri të paluajtshme në vlerë prej 7 milionë e 560 mijë euro, raporton KTV.

Bahtiri ka deklaruar se posedon veturë në vlerë prej 10 mijë euro dhe para të gatshme 10 mijë euro.

Pasuri të paluajtshme, njëjtë ka deklaruar edhe vitin e kaluar, derisa 7 mijë e 150 euro ka pasur të gatshme gjatë 2018-s.

Pas tij, si më i pasuri është kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, me 2 milionë e 440 mijë euro pronë të paluajtshme, sa kishte edhe vitin e kaluar.

Muhaxheri ka deklaruar se në vitin 2019, ashtu sikurse edhe vitin e kaluar, posedon dy vetura në vlerë prej 26 mijë eurosh së bashku.

Derisa më 2018-n kishte 20 mijë euro para të gatshme, një gjë të tillë nuk e ka deklaruar këtë vit.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, është i treti në listën e më të pasurve të komunave me 2 milionë e 327 mijë euro pasuri të paluajtshme këtë vit, 400 mijë më pak se sa vitin e kaluar.

E, Haskuka ka blerë një veturë më shumë, duke pasur në posedim këtë vit 3 vetura.

Para të gatshme këtë vit ka deklaruar se ka 6 mijë euro, 1 mijë më shumë sesa vitin e kaluar.

Milioner është edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, që këtë vit ka deklaruar se ka pasuri të paluajtshme në vlerë prej 1 milion e 851 mijë eurosh, 201 mijë më shumë se sa vitin e kaluar.

Haziri posedon shumë të lartë edhe të parave të gatshme, 229 mijë e 353 euro, ose 42 mijë e 159 më shumë sesa në vitin 2018.

Si më i pasuri në top 5-shën e kryetarëve, është edhe Stevan Vuloviq, kryetar i Zubin Potokut, me 1 milion e 50 mijë euro pasuri pronësore, rreth 2 milionë e 50 mijë euro, më pak se vitin e kaluar.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Burgjet bëhen me agjentë sekretë

Burgjet bëhen me agjentë sekretë

Bahtiri, më i pasuri ndër kryetarë komunash, i ndjekur nga Muhaxheri e Haskuka

Bahtiri, më i pasuri ndër kryetarë komunash, i ndjekur nga Muhaxheri e Haskuka

Thaçi vs Haradinaj – betejë për kundërshtim personal, jo për strategji

Thaçi vs Haradinaj – betejë për kundërshtim personal, jo për strategji

E fundit! Pas anulimit të zgjedhjeve, neser pritet lëvisja e rëndësishme e Presidentit Meta

E fundit! Pas anulimit të zgjedhjeve, neser pritet lëvisja e rëndësishme e Presidentit Meta

505 raste të reja me kancer, Onkologjia ka nevojë për hapësirë dhe barna

505 raste të reja me kancer, Onkologjia ka nevojë për hapësirë dhe barna

Thaçi: S’ka pasur ndarje brenda UÇK-së, qëllimi i përbashkët ishte lufta kundër Serbisë

Thaçi: S’ka pasur ndarje brenda UÇK-së, qëllimi i përbashkët ishte lufta kundër Serbisë

Mbyllet lokali i lojërave të fatit në Mitrovicë

Mbyllet lokali i lojërave të fatit në Mitrovicë

Tribunali për krimet serbe, Kosova do t’i kërkojë ndihmë Shqipërisë në OKB

Tribunali për krimet serbe, Kosova do t’i kërkojë ndihmë Shqipërisë në OKB

Paralajmërohet ardhja e investitorëve zviceranë në Kosovë

Paralajmërohet ardhja e investitorëve zviceranë në Kosovë

Basha: Të gjithë bashkë në shesh, t’i tregojmë Ramës se populli ia ka hequr vizën

Basha: Të gjithë bashkë në shesh, t’i tregojmë Ramës se populli ia ka hequr vizën

Çdo vit, Komisioni Evropian përsërit rekomandimet e njëjta për Kosovën

Çdo vit, Komisioni Evropian përsërit rekomandimet e njëjta për Kosovën

Tri komunat e Kosovës që do të mbesin në terr për 7 ditë

Tri komunat e Kosovës që do të mbesin në terr për 7 ditë

Estonia bëhet anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Estonia bëhet anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Kosova nikoqire e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës për Cilësi në Evropë

Kosova nikoqire e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës për Cilësi në Evropë

Rama: SHBA nuk e toleron dhunën kundër institucioneve

Rama: SHBA nuk e toleron dhunën kundër institucioneve

Deklarimi i pasurisë nxjerr udhëheqësit milionerë të shtetit të varfër

Deklarimi i pasurisë nxjerr udhëheqësit milionerë të shtetit të varfër