Bahtiri i del kundër Pacollit, përfshirja e Shqipërisë në dialog është ide e gabuar

14.09.2018 14:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Bahtiri i del kundër Pacollit, përfshirja e Shqipërisë në dialog është ide e gabuar

Nënkryetari i AKR’së, Agim Bahtiri ka dalë kundër idesë së shefit të tij Behgjet Pacolli, i cili ka kërkuar që në dialogun me Kosovën të përfshihet edhe Shqipëria. Për këtë deklaratë Bahtiri thotë se është e gabuar dhe pretendim i Serbisë për ta anashkaluar Kosovën.
“Është e gabuar deklarata e z. Behgjet Pacolli, i cili ka kërkuar që Shqipëria të jetë palë në dialogun Kosovë-Serbi.

Ky është një pretendim i kahmotshëm i Serbisë, e cila ka kërkuar ta anashkaloj Kosovën dhe procesin ta zgjidh me Shqipërinë, duke i dëmtuar dhe defaktorizuar institucionet e Kosovës”, shkruan Bahtiri, transmeton Gazeta Express.

Më tej thekson se asnjë shtet nuk mund të flasë në emër të Kosovës, madje as Shqipëria, sepse Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.

“Republika e Kosovës i ka institucionet e saj kushtetuese, Kuvendin, Qeverinë dhe Presidencën, të cilat e përfaqësojnë dhe marrin vendime për shtetin tonë”, përfundoi ai.

Ndryshe, Ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë takimit me homologun e tij nga Shqipëria, Ditmir Bushati, ka folur edhe për fazën finale të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Pacolli me këtë rast ka kërkuar që ‘Shqipëria të mos rrijë duarkryq në procesin e dialogut’. Ai ka thënë se nëse në dialog mund të jenë prezente Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pse të mos jetë edhe Shqipëria.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Ministri Matoshi nënshkruan Udhëzim Administrativ të Gjobave për hedhje të mbeturinave

Ministri Matoshi nënshkruan Udhëzim Administrativ të Gjobave për hedhje të mbeturinave

Haradinaj: Ansambli “SHOTA” është identitet kulturor i vendit

Haradinaj: Ansambli “SHOTA” është identitet kulturor i vendit

MUP-i serb: Pranimi i Kosovës në Interpol është shkelje e të drejtës ndërkombëtare

MUP-i serb: Pranimi i Kosovës në Interpol është shkelje e të drejtës ndërkombëtare

Brenda këtij viti 19 persona humbën jetën në vendin e punës

Brenda këtij viti 19 persona humbën jetën në vendin e punës

Vuçiqi i druhet Kosovës në Interpol: Do të kemi 5 mijë serbë në lista të kërkimit

Vuçiqi i druhet Kosovës në Interpol: Do të kemi 5 mijë serbë në lista të kërkimit

Lumezi takon Ambasadorin e Zvicrës ne Kosovë, flasin për bashkëpunimin juridik ndërkombëtar

Lumezi takon Ambasadorin e Zvicrës ne Kosovë, flasin për bashkëpunimin juridik ndërkombëtar

Kryeministri flet për humbjen e 20 mijë dollarëve për një event në Amerikë

Kryeministri flet për humbjen e 20 mijë dollarëve për një event në Amerikë

Bie numri i kosovarëve pjesëmarrës në luftrat në Siri e Irak

Bie numri i kosovarëve pjesëmarrës në luftrat në Siri e Irak

Ministria e Inovacionit financon Qendrën e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në UP

Ministria e Inovacionit financon Qendrën e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në UP

NATO: Për mandatin e forcave të sigurisë duhet të konsultohen të gjitha komunitetet në Kosovë

NATO: Për mandatin e forcave të sigurisë duhet të konsultohen të gjitha komunitetet në Kosovë

Pa sundim të ligjit nuk mund të hyhet në BE

Pa sundim të ligjit nuk mund të hyhet në BE

Përdhunimi në luftë, rrëfimi i Vasfije Krasniqit dy dekada pas tmerrit të përjetuar

Përdhunimi në luftë, rrëfimi i Vasfije Krasniqit dy dekada pas tmerrit të përjetuar

Banorët e Harilaqit kundër vendimit të Haradinajt që aty të deponohen materiale të rrezikshme

Banorët e Harilaqit kundër vendimit të Haradinajt që aty të deponohen materiale të rrezikshme

Shtesat për fëmijët, pak entuziazëm te prindërit

Shtesat për fëmijët, pak entuziazëm te prindërit

Haradinaj: Duhet të përmbyllet shtetbërja e Kosovës

Haradinaj: Duhet të përmbyllet shtetbërja e Kosovës

Gjermania dhe BE-ja, kundër importit të veturave të vjetra në Kosovë

Gjermania dhe BE-ja, kundër importit të veturave të vjetra në Kosovë