Bahtiri fton liderët shtetërorë në debat për dialogun

E publikuar: 14/08/2018 18:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i ka ftuar liderët e institucioneve shtetërore dhe partive politike në një tryezë të përbashkët për të diskutuar për dialogun me Serbinë.
“Duke pasur parasysh se qyteti i Mitrovicës lidhet ngusht me këtë proces, i bëj thirrje publike të gjithë krerëve partiakë që përfaqesohen në Kuvend të marrin pjesë në një tryezë që si temë kryesore do të jetë Dialogu me Serbinë”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

Ai ka shtuar se beson që secili politikan është i angazhuar për të gjetur zgjidhje për këtë çështje.

I pari i Mitrovicës për këtë temë ka organizuar takim edhe me shoqërinë civile dhe qytetarët. Ai ka thënë se shkëmbimi i territoreve me Serbinë është i papranueshëm për Mitrovicën.