Bahtiri e Rakiq me marrëveshje për rindërtimin e shtëpive

E publikuar: 20/03/2015 12:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, vizituar rifillimin e punimeve në Kroin e Vitakut, ku edhe ka biseduar me telefon me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, me ç’ rast janë dakorduar që të arrihet një marrëveshje sa më e shpejt dhe që puna në rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve të vazhdojë.

Sipas Bahtirit, ai i ka njoftuar ambasadat e huaja, duke përfshirë edhe atë amerikkane në lidhje me problemin.

Ai thotë ka biseduar edhe me drejtori i Policisë në Veri, Nenad Gjuriq, nga i cili ka kërkuar që t’i largoj qytetarët e tubuar serb të cilët po i pengojnë punimet.

Ndryshe, punimëet janë duke vazhduar, ndërkohë që situata mbetet e qetë por nën tension. Vërehet prezencë e shtuar e Policisë dhe KFOR-it.